Amvisat kolonjare i mbeten besnike gatimeve tradicionale. Produktet e traditës dhe ato të agrobiznesit u ekspozuan në panairin e organizuar nga Bashkia e Kolonjës në fundjavë. Shijet e veçanta të produkteve të brumit, përgatitur sipas recetave të hershme, ishin të preferuarat për vizitorët e panairit.

Zahiretë e dimrit, përgatitja e të cilave mbaron me fillimin e vjeshtës, vijnë si vazhdimësi e mënyrës së jetesës dhe kulinarisë së kësaj treve. Veç konsumit familjar, këto produkte kanë gjetur edhe tregjet e vendit.

Produktet cilësore dhe të sigurta të fermerëve të Kolonjës, mbeten të preferuara edhe për shkak të çmimeve.

Prezantimi i produkteve në panair, shihet si mundësi e mirë për të rritur shitjet për agro-përpunuesit e Leskovikut, ku vera vazhdon të ruajë shijen e dikurshme.

Panairi i traditës vjen si pjesë e organizimeve të Bashkisë së Kolonjës, për të promovuar produktet dhe atraksionet turistike të zonës.

Klan News