“Marrëveshja e re duhej rinegociuar me Fondin Saudit”

Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti i është përgjigjur ministres se Financave Anila Denaj për huane me Fondin Saudit për investimet në Vlorë.

Panariti tha se marrëveshja me Fondin Saudit të Zhvillimit duhej negociuar edhe njëherë, sepse ishte një marrëveshje e re. Pikërisht për këtë arsye, sipas Panaritit ishte i nevojshëm autorizimi i Presidentit Meta.

“Presidenti i Republikës, shprehimisht në autorizim ka kërkuar që: Lëshimi i plotfuqisë të realizohet njëkohësisht me plotësimin e mangësive proceduriale, të evidentuara në shtojcën bashkëlidhur këtij Autorizimi dhe pjesë përbërëse e tij. Pra zonja Ministre, para nënshkrimit, kishit shumëdetyra për të përmbushur! Me sa duket, as nuk e ke lexuar ato! Presidenti, në momentin e lëshimit të Autorizimi për nënshkrim, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin, por gjithashtu dhe kontekstin për të cilën po jepej kjo ndihmë për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, po shprehimisht ka kërkuar nga Kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme që sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore,  të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave procedurale të praktikës, të marrë masat përkatëse ndaj personave përgjegjës sipas ligjit për këto të meta, si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve të kësaj natyre në të ardhmen.

Ministrja i referohet si precedent ligjit nr.47 të vitit të kaluar, kinse  për ta kapur Presidentin “në faj”. Po, ministrja përpara se të nxitohej në deklaratat të pa sakta, duhet të njoftohet se: Ligji nr. 47/2020, ka ratifikuar marrëveshjen për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik dhe financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Presidenti, me Autorizimin nr. 1016, datë 28.2.2020, ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që e theksojë “është marrëveshje shtesë e marrëveshjes që ishte ratifikuar me ligjin nr. 50/2016.

I kujtojmë zonjës ministre se, vetë marrëveshja, parashikonte shprehimisht në Seksionin 4.01 të saj, se: Marrëveshja e Huas së Parë do të vijojë të jetë e vlefshme dhe në fuqi. Dispozitat e Marrëveshjes së Huas së Parë rregullojnë Huanë Shtesë, sikur dispozitat në fjalë të ishin përcaktuar shprehimisht në këtë Marrëveshje. Pra, zonja ministre, Presidenti nuk gabon se lexon drejt dhe saktëdhe respekton Kushtetutën dhe Ligjin”.

Tv Klan