Andi Lila po vëzhgohet me kujdes nga Panathinaikos. Novasports thotë se skuadra e njohur greke ka shfaqur interes për futbollistin shqiptar, të cilit i përfundoi kontrata me PAS Janina, ekip me të cilin luaji për disa sezone. 31 – vjeçari është një futbollist i lirë dhe pritet të vendosë për destinacionin e tij të ri. Andi Lila gjatë karrierës së tij ka luajtur në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Sezoni i mirë me Atalanta po shton pretendentët për Etrit Berishën. Portieri i cili është nën kontratë me Lazio – n shihet si një alternativë nga Napoli. Sipas Radios ‘Kiss Kiss’ Klubi Napolitan ku luan Elseid Hysaj po planifikon një takim me drejtuesit Lacialë. Në garë është edhe Atalanta që pas huazimit  mendon ta marrë përfundimisht kartonin e Etrit Berishës. Merkato e verës hapet zyrtarisht më 1 Korrik.

/TV KLAN