Përbërësit:

200 gr çokollatë

100 gr luleshtrydhe

50 gr lajthi

20 gr gjalpë

Biskota

Për brumin:

80 gr miell

50 gr sheqer

6 gr maja për ëmbëlsirë

4 vezë

Përgtitja:

Fillimisht vendosim qumështin në një tenxhere që të ngrohet. Ndajmë të bardhat dhe të verdhat e vezëve në dy tasa. Tek tasi me të verdhat e vezëve shtojmë sheqer, gjalpë dhe i miksojmë me mikser derisa të fryhen. Ndërkohë që i fryjmë me mikser shtojmë dalëngadalë miellin dhe majanë. Ndërkohë që i përziejmë dhe shtojmë edhe qumështin.

Fryjmë po ashtu me mikser edhe të bardhat e vezëve dhe i shtojmë tek tasi me brumin që përgatitëm. I përziejmë të gjitha bashkë derisa të formohet brumi i njëtrajtshëm. Me ndihmën e një garuzhdeje vendosim pak nga pak brumin dhe e pjekim me gjalpë në formë petullash. Mbi një tenxhere me ujë të nxehtë vendosim një tas qelqi në të cilin shkrijmë çokollatën. Thërrmojmë biskotat dhe presim luleshtrydhet. Vendosim në pjatë pacake, mbi të çokollatë të shkrirë, luleshtrydhe, biskota, lajthi, sërish një pancake dhe çokollatë të shkrirë, luleshtrydhe, biskota, lajthi dhe është gati./tvklan.al