Kryeministri Pandeli Majko në takimin me kryeprokurorin Arben Rakipi,kanë diskutuar rreth mafias shqiptare dhe krimit të organizuar, i cili ka marrë përmasa të frikshme në Shqipëri.

“Së bashku me Kryeprokurorin e Përgjithshëm diskutuam mbi krijimin e seksionit antimafia në Prokurorinë e Përgjithshme gjë që mua me duket si një veprim tepër i veçantë e cila më tepër kërkon dhe ndihmën e ekzekutivit,pa prekuar aspak marrëdhëniet ligjore të pavarësisë së institucioneve. Në këto momente ku mafia, korrupsioni i këtij vendi që rrezikon që Shqipëria të shihet si një vend trafikant, gjesti jonë për të ardhur për të shprehur keqardhjen si qeveri, është një moment decisiv jo vetëm  për këtë qeveri por për të gjithë historinë e këtij vendi. “-është shprehur kryeministri Majko.

Ai gjithashtu është shprehur i gatshëm që të veprojë edhe karshi anëtarëve të qeverisë së tij si kryeministër nëse ata do të ndodhen nën akuzë për implikimine dhe veprime antiligjore dhe bën thirrje që të gjithë që në këtë kohë të jenë të bashkuar dhe krahë njëri tjetrit. Ndërsa Kryeprokurori Rakipi shpjegon hapat e formimit të kësaj prokurorie dhe bisedimet me homologun e tij italian ku pret jo vetëm eksperiencën por dhe sygjerime për të patur dispozita konkrete lidhur me adoptimin e kushteve që ka krimi në Shqipëri.

Pamje kryeministri Pandeli Majko me kryeprokurorin Arben Rakipi./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili