Kujton tragjedinë me të birin dhe falenderon bluzat e bardha

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden është përlotur gjatë një takimi virtual me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet ku trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Ndërsa dëgjonte rrëfimin e njërës prej infermiereve, Meri Tërner, ai ka kujtuar të birin e ndjerë, Bo Biden dhe nuk është përmbajtur.

Biden tregoi se është emocionuar, pasi i janë kujtuar muajt që ka kaluar në njësitë e Kujdesit Intensiv, kur djali i tij i ndjerë Bo luftonte me kancerin e trurit.

Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha infermierja.

Teksa dëgjonte rrëfimin e infermieres Mary Turner, Biden tha se pasi djali i tij kishte ndërruar jetë ai vazhdonte të shkonte në spitalin që kishte trajtuar të birin.

E dini çfarë bëra për një kohë të gjatë pasi dolëm nga spitali? Kur isha zv.president shkoja dhe i çoja darkën apo ushqime për infermierët që ishin në turnin e natës dhe një infermiere më tha që njerëzit kur ikin nga këtu, ose largohen dhe nuk kthehen më sepse duan të harrojnë atë që kanë përjetuar ose i nxjerrin për të mos u kthyer më kurrë. Dhe unë dua shumë t’ju falenderoj ju të gjithëve, ju falenderoj”.

Tv Klan