Agjencitë imobiliare: Çmimet kanë mbetur të njëjtat

Dy muajt e pandemisë së Covid-19 bllokuan pothuajse tërësisht industrinë e shitblerjes së pasurive të patundshme në Shqipëri, por çmimet nuk kanë ndryshuar.

Kërkesa për shitblerje të banesave ka qenë e pezulluar në këtë periudhë, ndërsa agjencitë e tregut imobiliar thonë se këtë javë po shihet një rigjallërim, por sërish larg volumit që kanë patur përpara pandemisë.

Ka patur edhe raste të anulimit të kontratave dhe një shtrëngim i kushteve të financimit nga ana e bankave. Bllokim total ka tregu i qirave, sidomos ai i ambienteve tregtare.

Në zonën e qendrës në kryeqytet çmimet e apartamenteve variojnë nga 2000 deri në 3500 euro/m2, ndërsa brenda Unazës nga 1200 në 1400 euro dhe në periferi çmimet janë rritur deri në 700 euro m/2. Agjencitë imobiliare raportojnë interes të shtuar në këtë periudhë në blerjen e shtëpive në bregdet, sidomos në zonën e jugut.

Tv Klan