Certifikatë e gjelbër, test PCR ose karantinë 5 ditore

Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Italisë duhet të përmbushin rregullat e reja të vendosura nga qeveria italiane. Referuar njoftimit të Ministrisë sonë të Jashtme duke nisur nga 31 Gushti deri më 25 Tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e gjelbër COVID-19, që vërteton vaksinimin e plotë, ose një certifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase mbi këtë proces.

E nga vaksinat që njihen nga shteti italian janë: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca dhe Jonhson & Johnson. Gjithashtu duhet me vete dëshmi e testit molekular PCR e kryer 72 para nisjes.

Po në rast se pasagjerët nuk i disponojnë këto dokumente, atëherë bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore. Të vetmit që përjashtohen nga këto rregulla janë fëmijët nën 6 vjeç. Ky vendim vjen pasi Shqipëria së bashku me vende si Maqedonia e Veriut apo Kosova klasifikohen në vendet e listës D për rrezikun e virusit.

Rregulla të ngjashme të kalimit në kufi ka miratuar edhe Maqedonia e Veriut, të cilat pritet të hyjnë në fuqi, më 1 Shtator, e po ashtu Kosova nisi zbatimin e tyre prej ditës së hënë.

Tv Klan

***

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8wEY

Duke nisur nga data 31 Gusht deri në 25 Tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

-Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

-Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

-Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

-Formularin PLF https://app.euplf.eu/

-Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

-Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

-Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun https://bit.ly/38u0NTs