Autoritetet: Mungojnë vizitorët edhe me bileta falas

Efektet e koronavirusit u ndjenë jo pak gjatë sezonit veror. Në Durrës, pandemia ka ndikuar shumë edhe në numrin e përgjithshëm të vizitorëve në muzeun arkeologjik si dhe në monumentet e tjera historike-arkeologjike.

Drejtori i qendrës muzeore Alban Ramohitaj, shprehet se nëse vitin e kaluar kishte afro 40 mijë vizitorë në total, këtë vit numërohen e 2 mijë e 500 pavarësisht përpjekjeve për t’i tërhequr edhe me bileta falas.

“Ky sezon nuk ka qënë aq i mirë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit. Duke parë që 1 vit më parë kishim afro 40 mijë vizitorë këtë vit, ndërsa këtë vit  nuk e kalon shifrën e 2500, edhe pse bashkia me Ministrinë e Kulturës bënë një marrëveshje shumë të mirë dhe bëmë një dhuratë për tour operator. Ato vlenë si ofertë por nuk pati asnjë fluks të jashtëzakonshëm”.

Një ndikim negativ rreth mungesës së vizitorëve ka pasur edhe tërmeti i 26 Nëntorit, pasi ai dëmtoi disa monumente.

“Shumë shpejt do të fillojë rikonstruksioni. Ka filluar kulla C, ndërkohë shumë shpejt Muzeu Etnografik dhe godina të tjera”.

Ne muzeun arkeologjik në Durrës ekspozohen objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe të antikitetit, por pavarësisht kësaj, interesi per vlerat kulturore dhe asetet e trashëgimisë është ulur ndjeshëm për shkak të pandemisë.

Tv Klan