Spektakli i humorit “Klanifornia”, në Tv Klan vazhdoi të sjellë për publikun humor dhe të qeshura, edhe gjatë periudhë së pandemisë. Prezantueja e njohur, Marina Vjollca vazhdoi me moderimin e programit, edhe pse pa publikun dhe duartrokitjet e tyre.

Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan, Marina u shpreh se që nga fillimi i pandemisë është kujdesur vetë për makeup-in.

Marina Vjollca: Pjesën e makeup-it gjithnjë e kam realizuar vetë, që nga momenti i pandemisë. Të gjithë e dinë që unë kam ekipin tim, që kujdesen për grimin dhe flokët e mija, por nga pamundësia, mbyllja e kufijve, u detyrova që nga halli, tentova ta bëja për herë të parë vetë. Ok më eci diçka mirë dhe thashë për inerci po e vazhdoj deri në fund.

Për sa i përket veshjes për të kujdeset drejtorja e imazhit në Tv Klan, Ina dhe Marina ndihet shume e lumtur për këtë fakt, pasi me format trupore që ajo ka, nuk është shumë e thjeshtë që të gjejë një veshje që i përshtatet.

Marina Vjollca: Në skenë duhet totalisht një veshje tjetër, goxha më e ngarkuar, goxha më skenike, se sa veshjet e zakonshme që ne mund të gjejmë në butiqet tona. Por jam shumë e lumtur dhe me fat që punoj me Inën. Ina është drejtore imazhi në Tv Klan, kështu që ajo kujdeset për veshjet e mia dhe jam rehat nga kjo pjesë. Më Inën këtu jam njohur, është pak e vështirë për të më veshur mua, domethënë në disa vende jam shumë e ngushtë, në disa pak më e gjerë, kështu që Ina ma ka kuptuar shumë mirë dhe e di se çfarë më shkon dhe çfarë nuk më shkon mua./tvklan.al