38 miliardë dollarë fitime në 3 muaj

Shumë sektorë të ekonomisë kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo teknologjia. Amazon, Apple, Google dhe Facebook kanë mundur të sigurojnë fitime të mira prej komportimit të përdoruesve dhe klientëve të reklamës në kohën e pandemisë.

38 miliardë Dollarë kanë fituar të katër gjigandët e teknologjisë së informacionit në vetëm tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 përqind duke pasur një lëvrim fondesh prej 82,3 miliardë Eurosh.

Facebook po ashtu ka mundur të përfitojë në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kanë kaluar tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës.

Tek Googel po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, ndërkohë që njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët “Home Office” dhe mësimit online Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterët Mac dhe iPads.

Tv Klan