“Mission Impossible 7”, po planifikon të fillojë xhirimet në muajin Shtator dhe aktori Tom Cruise po sigurohet që të gjithë të pranishmit në xhirime të jenë të mbrojtur nga virusi.

Sipas “The Sun”, aktori, i cili është gjithashtu producent në film, po ndërton një fshat me rimorkio “VIP Winnebago”, vetëm për kastin dhe ekuipazhin e filmit, në një vend të braktisur në Oxfordshire.

Një burim u shpreh për revistën: Filmi tashmë është vonuar shumë dhe nuk ka asnjë shenjë që gjërat të shkojnë përsëri në normalitet, të paktën për momentin, kështu që kjo është një mënyrë që gjërat të lëvizin përsëri shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Më tej, burimi shton se është e vështirë për të marrë dhoma hoteli në këtë moment, pasi shumica e tyre janë mbyllur deri në një afat të pacaktuar dhe prandaj  kjo do t’i ngadalësonte gjërat edhe më shumë.

Kjo do të thotë që disa nga yjet më të mëdhenj do të jetojnë së bashku në një vend kampingu, ndërsa punojnë së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Regjisorit i filmit, Christopher McQuarrie u shpreh se ata janë të bindur se do arrijnë t’i përfundojnë të gjitha xhirimet në kohën e duhur.

Ne shpresojmë të rifillojmë në Shtator, shpresojmë të vizitojmë të gjitha vendet që kemi planifikuar dhe të shohim të bëjmë një pjesë të madhe të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu që periudha Shtator, deri në fund të muajit Prill ose Maj është objektivi ynë. Ne jemi të bindur se mund ta bëjmë këtë”.

Filmi është planifikuar të dalë në 19 Nëntor 2021./tvklan.al