Humbjet financiare të klubeve europiane

Futbolli Europian është goditur rëndë financiarisht nga pandemia. Në një llogaritje të përgjithshme të të gjitha klubeve europiane humbja është plot 4 miliardë Euro për shkak të Covid-19 gjatë sezonit 2019-2020.

Analizën financiare e ka bërë kompania e njohur e auditimit Deloitte. Këto gjetje tregojnë se teksa të ardhurat kanë rënë në mënyrë domethënëse, pagat kanë mbetur në të njëjtat nivele duke e shtuar presionin financiar tek klubet.

Premier League mbetet kampionati më të ardhrat më të larta në kontinent. Bundesliga është ngjitur në vendin e dytë duke parakaluar La Ligan spanjolle.

Kategoria më e lartë e futbollit në Gjermani pësoi një rënie të ardhurash me 4%, ndërsa kampionati spanjoll me 8%. Sipas kompanisë Deloitte, La Liga do të ngjitet sërish në vendin e dytë në sezonin që pritet të nisë.

Më së shumti pandeminë e kanë vuajtur financuiarisht kampionati francez me 18% rënie dhe Serie A me 18%.

Deloitte parashikon që kampionati francez dhe ai italian do ta ndjejnë efektin financiar të pandemisë edhe në sezonin 2021/22 pas negociatave të vështira me kompanitë mediatike që kanë influencuar pagesat e ardhshme.

Sipas këtyre parashikimeve besohet se si për La Liga ashtu edhe për Premier League sezoni i vështirë 2019/20 do të harrohet shpejt.

Tv Klan