Gjysma e parë e vitit mbyllet me 71 milionë $ fitime

Bankat kanë arritur të rikuperojnë humbjet që pësuan në pjesën e parë të vitit gjatë nisjes së krizës së pandemisë. Për periudhën Prill-Qershor të këtij viti, fitimi neto i tyre arriti vlerën e 58 milionë dollarëve, duke mbajtur një normë të ngjashme me një vit më parë, me një rritje prej 15%.

Në 3 muajt e parë të vitit fitimi i sektorit bankar arriti në nivele minimale, duke u tkurrur 35 milionë dollarë me bazë vjetore, për shkak të moratoriumit të pagesës së kredive për bizneset dhe familjet e prekura nga kriza e Covid-19.

Në këtë periudhë, bankat kanë rritur të ardhurat nga operacionet e tjera të cilat nuk lidhen me aktivitetin e tyre kryesor, kredidhënien. Gjysma e parë e vitit e mbyll bilancin e bankave me 71 milionë dollarë fitime dhe me një nivel të kredive me probleme prej 8.1%.

Në Qershor të 2019-s kreditë e këqija ishin 11.2% të totalit të portofolit, tregues, i cili po qëndron ende i ulët për shkak të shtyrjes së pagesës së kredive, urdhër i cili është në fuqi deri në fund të këtij muaji.

Tv Klan