Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek rëndësia e përdorimit të kartave bankare, sensibilizimi i qytetarëve Shqiptarë dhe ecuria e kësaj praktike në vendin tonë.

Në pjesën e parë ishte e ftuar nga Banka e Shqipërisë, Znj  Valentina Semi e cila tha se gjatë periudhës së pandemisë pagesat me kartë janë rritur ndjeshëm.

Doja të thoja që pagesat me karta në vitin 2020 janë rritur ndjeshëm dhe në terma vjetore është vërejtur rritje prej 40% ose e thënë ndryshe janë kryer 3 milionë pagesa me shumë nga qytetarët shqiptarë dhe për herë të parë është vënë re që këto lloj pagesash mbizotërojnë dhe transfertat e kreditit në letër. Kjo nënkupton pagesat që shkojnë njerëzit në sportelet e bankave dhe plotësojnë një mandat. Pra ne po kalojmë në përdorimin e pagesave elektronike. – shprehet Semi.

Ajo thotë se Banka e Shqipërisë ka marrë një serë masash dhe plan veprim të detajuar për të gjithë aktorët e tregut dhe pritet që në të ardhmen e afërt këto efekte të jenë akoma më të mëdha. 

Por cfarë ndikon në përdorimin ende në nivele të ulta të kartave nga Shqiptarët?

“ Ajo që dua të përmend në radhë të parë është përfshirja e ulët financiare si dhe edukimi i ulët financiar, kjo vjen dhe si pasojë e historikut tonë. Pra përqasja e shqiptarëve me sistemin bankar dhe atë financiar shumë më e vonshme e krahasuar me vendet e rajonit, pra nëse ne u njohëm me këto produkte, rreth viteve 90-2000, vendet e rajonit kanë përdorur të tilla shërbime dhe instrumente që prej viteve 80. Nga ana tjetër një faktor shumë i rëndësishëm për mendimin tonë është edhe mungesa e infrastrukturës, e cila është shumë e limituar.”- thotë Znj  Valentina Semi.

Nuk përjashtohet fakti edhe për infrastrukturën e limituar që ofrohet nga bankat dhe jo bankat si edhe informalitetin që shpesh bëhet pengesë në aplikimin e këtij procesi. 

Intervistë me Znj: Valentina Semi – Drejtoreshe e Departamentit te Sistemeve te Pagesave, Kontabilitetit dhe Finances në Bankën e Shqipërisë!

OTP BANK ALBANIA – Avantazhet e përdorimit të kartave bankare!

Pro Business është ndalur në pjesën e dytë  tek të dhëna konkrete që sjell OTP BANK ALBANIA lidhur me përdorimin e kartave bankare nga qytetaret.

E ftuar në studio Znj. Irida Huta Përgjegjëse e Sektorit të Kartave dhe e kanaleve alternative në  Otp Bank Albania thotë se në vitin 2020 ka patur një rritje prej gati 5% në kartat e reja të lëshuara në treg.

” Kemi arritur në nivelin 1.3 milionë karta debiti dhe krediti. Pjesa më e madhe janë kartat e debitit, dhe rritje në 17% të transaksioneve me këto karta. Pandemia do të thonim në aspektin e këtij biznesi i dha një shtysë edhe përdorimit me karta edhe përdorimit kontaktles duke patur frikën se cash mund të mbartë virusin i dha një shtysë pozitive. Kjo bëri që nga njëra anë të rritet numri i karta të lëshuara në treg dhe transaksionet dhe pagesat me postë dhe ulja e pagesave e tërheqjeve cash në ATM. Një nga strategjitë e gjithë aktorëve në treg e bankave dhe qeverisë për reduktimin e cash në ekonomi dhe përfshirjen në masat e kërkuara, qoftë nga banka botërore dhe më gjerë.”- shprehet Huta

Ekspertja e OTP BANK thotë se kartat janë një produkt që ofrojnë një lehtësi maksimale dhe ofrojnë bankën në xhepin e klientëve në cdo moment të ditës dhe javës 365 në vit.

“ Banka OTP ofron produkte, kartën e debitit e ofron brenda paketave specifike, kosto është shumë e ulët për menaxhimin e disa produkteve bashkë për kartën në vetvete është falas dhe mund të aksesojë shërbimet e ndryshme me pagesa në internet, blerje në POS dhe më gjerë. Produkti ka një kosto shumë të ulët krahasuar me atë cfarë banka paguan tek palët e treta. Është produkt me kosto edhe pse ka kosto të lartë nuk e transferojnë këto kosto tek klientët. Konsiderohet nga dixhitale drejt asaj tendence që bota dhe tregu jonë po shkon. Kosto e vetme është një komision vjetor i ulët krahasuar me ato facilitete që ky produkt ofron bashkë me linjën e kredisë, me një linjë kredie të vazhdueshme. Kapital qarkullues që klienti e ka cdo herë në xhepin e tij, ta përdorë kur të dojë. Nuk ka koston e asaj çfarë ofron dhe për kartën e debitit është pa pagesë. 

Mjafton që të vijnë në degët e bankës të aplikojnë dhe online në gjithë kanalet e komunikimit që banka OTP ka, qoftë nëpërmjet internetit apo më gjerë. Do njoftohen nga banka dhe të instruktohet se si mund të bëjnë hapjen e llogarisë dhe të pajisen me kartat sipas nevojave të tyre. “ – thekson Përgjegjëse e Sektorit të Kartave dhe e kanaleve alternative në  Otp Bank Albania.