Bien me 12 milionë Dollarë të ardhurat nga shitjet e energjisë

Pandemia e Covid-19 ka goditur edhe sektorin energjetik. Në 3 muajt e parë të vitit të ardhurat nga shitja e energjisë u tkurrën me 12 milionë Dollarë krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet u rritën me 1.6 milionë Dollarë.

Në këtë periudhë 3 kompanitë publike të energjisë rezultuan me një humbje në masën e 13 milionë Dollarëve, e cila pritet të thellohet më tej nëse kthimi në normalitet do të zgjatë.

“Situata e krijuar pas gjendjes së emergjencës për fatkeqësinë natyrore të muajve të fundit pritet që të shkaktojë një humbje vetëm për OSHEE në masën 1 miliard Lekë, e cila mund të thellohet nëse periudha e rikthimit në gjendjen normale do të jetë më e gjatë”.

Në vlerësimet e kompanive të sektorit, pritet një reduktim i rënies së prodhimit të enerjgisë, çka do t’i sjellë një faturë shtesë prej 68 milionë Dollarësh Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Kjo ka detyruar Ministrinë e Financave që të kërkojë ulje të planit të investimeve dhe reduktim të kostove operative për këtë ndërmarrje.

Tv Klan