Propozimi për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjes dhe Malit të Zi

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka marrë vendim që Qeverisë së Maqedonisë së Veriut t`i dorëzojë propozimin ku nga dita e nesërme për të gjithë qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi gjatë hyrjes në vend të jetë e obligueshme testi PCR jo më i vjetër se 72 orë.

Rekomandimi i Komisionit është marrë pas shqyrtimit të situatës aktuale epidemiologjike në rajon dhe konform informatave të autoriteteve mjekësore të këtyre vendeve.

“Po. Kemi një propozim të këtillë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Do ta shqyrtojmë urgjentisht dhe në bazë të kësaj do të marrim vendimin”, tha Spasovski.

Ndërkohë në një Raport të Institutit për Shëndet Publik nga 29 Qershori deri më 5 Korrik janë regjistruar 46 viktima nga COVID-19. Numri më i madh i Rasteve janë të moshës mbi 60 vjeç. 82.6% e viktimave kanë patur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Autoritetet shëndetësore të Shkupit njoftojnë për një rënie të lehtë të rasteve me COVID-19.  

Tv Klan