Gjatë vitit 2020 janë kryer 3 mijë dhurime më pak

“Pandemia e Covid-19 ka sjellë një ulje të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Viti 2020 ka 3 mijë dhurime më pak, ndërkohë që edhe 2021 vijon të ketë ulje”.

Sipas Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dhurimi vullnetarë i gjakut gjatë pandemisë ra me 33%. Gjatë vitit 2019 janë kryer 8719 dhurime vullnetare, ndërkohë që në 2020 janë vetëm 5642 dhurime.

Ndaj mjekët u bëjnë apel qytetarëve për t’iu bashkuar nismës së dhurimit vullnetarë, sepse nevojat për gjak janë të larta. Në shifra të ulëta është edhe numri i personave që kanë kaluar Covid-in dhe dhurojnë plazmën për trajtimin e pacientëve me Covid.

Nevojat për gjak mbeten të larta, sidomos nga 600 fëmijët talasemikë, të cilët çdo javë kanë nevojë për transfuzion gjaku.

Klan News