Klosi: 2021 do jetë një vit më i mbarë

Gushti shënoi rënie me 50% të turistëve të huaj që vizituan vendin tonë, ndërsa Shtatori solli një përmirësim të situatës. Sipas Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në 20 ditët e para të këtij muaji kanë ardhur 70 % e turistëve që kanë hyrë në Shtatorin e 2019.

Gjatë diskutimit mbi menaxhimin e vijës bregdetare në Shëngjin, Ministri vuri theksin tek përgatitjet për sezonin e ri.

Krahas pushuesve vendas, turistët këtë vit ishin kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Polonia.

Tv Klan