Panik dhe britma, dreri hyn brenda sallonit të bukurisë (Video)

Panik dhe britma, dreri hyn brenda sallonit të bukurisë (Video)

08:28 08/10/2019

Punonjësit dhe klientët në sallonin e bukurisë “Beautiful”, në New York u frikësuan dhe u tronditën kur një dre hyri nga dritarja dhe filloi të vraponte nëpër sallon.

Në videon e publikuar shihet qartë dreri, i cili u hodh mbi një kliente që ishte afër dritares, e cila më pas u transportua menjëherë në spital për shkak të lëndimeve të marrë në kokë dhe këmbë.

Paniku dhe britma shoqëruan për disa sekonda njerëzit brenda sallonit.

Pas incidentit, pronarja e sallonit të bukurisë u shpreh se ishte ora 12:20, kur dreri u fut brenda. Fillimisht ajo kishte menduar se ishte një makinë që u përplas me biznesin e saj./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori