Pasagjerët u tmerruan kur një gjarpër i zi arriti të futej brenda zonës së pritjes në një aeroport.

Zvarraniku shkoi në sallën kryesore të aeroportit Daniel Z.Romualdes, në Filipine, pasi kaloi zonën e sigurisë në aeroport.

Me të vënë re prezencën e tij, pasagjerët nisin të vraponin na të mundeshin. Megjithatë “aventura” e zvarranikut nuk zgjati shumë, pasi punonjësit e aeroportit ndërhynë duke e kapur atë. Ai u la më pas i lirë në pyll.

Këta lloj gjarpërinjsh nuk janë të rrezikshëm. Ata janë të zakonshëm në Lindjen e largët dhe ushqehen vetëm me brejtës dhe zogj.

Pasagjerët u shprehën të habitur nga ajo që kishin parë. “

Nuk mund ta besoja se brenda në aeroport kishte një gjarpër. Nuk është diçka që ndodh përditë”,

tha një prej tyre.

/tvklan.al