30 të plagosur është bilanci i turbulencës në bordin e një avioni, gjatë një fluturimi për në New York. Problemet nisën 45 minuta para mbërritjes në Aeroportin John Kennedy. Në bord janë përjetuar minuta paniku dhe frike. Mes pasagjerëve ka qenë edhe një shqiptar. Sead Nikaj ka rrëfyer për mediat amerikane tmerrin që i kanë parë sytë.

Për New York Times, ai ka thënë se pa një grua pranë tij të fluturonte nga sedilja e saj dhe maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Kjo situatë sipas tij vazhdoi përreth 15 minuta. Me të mbërritur në aeroport rreth 30 të lënduar janë dërguar me urgjencë në spital.

Nga turbulencat ata kishin pësuar çarje, prerje, dëmtime të ndryshme dhe madje një stjuardesë ka thyer këmbën. Në bordin e avionit Boieng 777 gjendeshin 326 pasagjerë dhe 21 anëtarë të ekuipazhit. Avioni ishte nisur nga Stambolli me destinacion New York-un.

Klan Plus