Tifozët e Viteses në Holandë ishin me fat ndërsa pësuan një aksident i cili mund të ishte fatal. Ata ishin duke festuar fitoren e skuadrës së tyre në transfertë kundër rivalëve të Nijmegenit, kur një pjesë e tribunës ku po qëndronin u shemb.

Rrëzimi i tribunës solli panik te organizatorët e sfidës, të cilët u befasuan nga ngjarja. Ndërkohë kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe arsyet e këtij aksidenti mjaft të rrezikshëm.

Sfida u luajt në stadiumin “De Gofert” me një kapacitet prej 12.500 personash. Impianti është ndërtuar në vitin 1939, ndërkohë që përfaqësuesit e klubit informuan se muaj më parë u bë inspektimi vjetor i ndërtesës, ku rezultoi se gjithçka ishte konform rregullave. Ndeshjen e vendosi goli i Baden në minutën e 16 të takimit.

Klan News