Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit u ndërpre për 12 minuta në Rrogozhinë.
Në minutën e 78-të, një nga tifozët u rrëzua nga tribuna, duke ngjallur panik tek të gjithë. Ndërhyrja e lojtarëve dhe stafeve mjekësore ishte e menjëhershme, ndërsa tifozi u transportua me ambulancë në spital.
Në stadium u komunikua se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas kësaj, ndeshja rifilloi në minutën e 90-të, me avantazhin 2-0 të Elbasanit, të arritur në pjesën e parë. /tvklan.al