Një shtyllë e linjës elektrike është rrëzuar dhe ka zënë poshtë dy makina. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Astirit në Tiranë pranë rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja”.

Këto janë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes që qytetarët kanë denoncuar pranë redaksisë së tvklan.al.

Për fat të mirë, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Kjo pasi makinat ishin të parkuara dhe brenda tyre nuk ndodhej askush në momentin që u rrëzua shtylla. /tvklan.al