Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në rrugën “Myslym Shyri” në afërsi të qendrës së Tiranës. Siç shihet nga fotot e dërguara në redaksinë e Tvklan.al, makina është djegur plotësisht në pjesën e brendshme të saj.

Makina e djegur

Deri tani nga raportimet e banorëve të zonës mësohet se shkak për flakët ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por kanë ndihmuar dhe banorët e zonës që me mjete rrethanore.

Makina e djegur

Policia po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Mësohet se nuk ka persona të lënduar./tvklan.al