“Bardheblutë janë rikthyer si dikur”

Është një ndeshje e radhës që ka vlerën e 3 pikëve si të tjerat, por për Ledio Panon, derbi duhet të jetë pika e kthesës për Partizanin. Në ndeshjet e javëve të fundit, Pano ka parë tek bardheblutë atë skuadër, kundër së cilës, luante dikur.

Derbi është një ndeshje që s’ka nevojë për motivim, përgatitje fizike apo taktike. Dhe sikurse thotë gjithnjë trajneri i Tiranës, Egbo, mjafton të japësh, pjesën tjetër e ka Zoti. Por Ledio Pano beson se Zoti mbrëmjen e së premtes do të riveshë fanellën e kuqe.

Partizani rikthehet në Air Albania edhe për të thyer tabunë në këtë impiant ku nuk ka shijuar ende një fitore.

Tv Klan