Një ndeshje e humbur me skuadrën më të mirë në grup, Spanjën. Por kjo disfatë pati edhe gabime në mbrojtje, duke pësuar shumë shpejt. Këtë e pranon edhe trajneri Panucci, por duke parë dhe anën pozitive të ndeshjes së humbur 3 – 0 në Alikante.

Christian Panucci (Trajner i Shqipërisë)

“Erdhëm këtu për tu përgatitur për kualifikueset e Europianit. Dy prej golave i falëm, por mendoj se zhvilluam një pjesë të dytë të mirë. Kishim 4 ose 5 raste, por ndaj Spanjës nuk ishte e lehtë. Tani duhet të bëjmë mirë me Italinë”.

Spanja siguroi pjesëmarrjen në botëror për herën e 11 radhazi dhe kjo vlen shumë për trajnerin Julen Lopetegui.

Julen Lopetegui (Trajner i Spanjës)

“Jemi të gëzuar dhe krenarë për këtë arritje, pasi është shumë e rëndësishme për Spanjën. Ndeshja me Shqipërinë nuk ishte e lehtë dhe e kontrolluam deri te goli i tretë”.

Spanja është një nga ekipet që nuk ka pësuar asnjë humbje në fushatën kualifikuese të botërorit.

Tv Klan