Panucci grumbullon dy të rinj në kombëtare

Ardian Ismajli dhe Loret Sadiku vishen kuqezi

Christian Panucci publikon listën e lojtarëve me të cilët do të luajë në dy ndeshjet e Nëntorit. Skocinë më 17 në “Loro Borici” e fundit e Ligës së kombeve dhe Uellsin në miqësore që do të luhet në “Elbasan Arena”. Dy janë emrat e rinj. Ardian Ismajli, mbrojtës i Hajduk Split, i cili vendosi iu bashkua kuqezinjve, edhe pse më parë ka përfaqësuar Kosovën në kombëtaren e shpresave.

Është ftuar edhe mesfushori Loret Sadiku. I zbuluar nga De Biasi dhe për këtë arsye u pajis edhe me pasaportë shqiptare. Më pas futbollisti ndërroi mëndje dhe i’u bashkua kombëtares së Kosovës. Megjithatë vendimi i FIFA-s nuk e lejoi futbollistin duke e rikthyer me fanelën kuqezi. Lojtari aktivizohet me Kasimpasa në Turqi.

Rikthehet në mbrojtje Ivan Balliu dhe merr një ftesë konfirmimi edhe Dermaku. Pjesa tjetër e futbollistëve të grumbulluar janë të njohur. 26 lojtarët do ti nënshtrohen disa ditë stërvitjeje nën urdhrat e teknikut italian për të tentuar një mision të pamundur kualifikues në Nations League dhe më pas për të fituar besimin e tij në miqësoren me Uells.

Tv Klan

 

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione