Herdi Prenga, Bujar Lika, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj janë emrat e rinj që Christian Panucci ka grumbulluar për miqësoren me Norvegjinë që do të luhet më 26 Mars në “Elbasan Arena”.

Bujar Lika luan në Zvicer për Grasschopers në Superligë, pasi ka kaluar disa sezone në Challenge League që është kategoria e dytë e futbollit zviceran. Ai luan në rolin e mbrojtësit të krahut, por është aktivizuar edhe në mesfushë në krahun e djathtë.

Për herë të parë e ka edhe Herdi Prenga që është qendërmbrojtësi i Inter Zaprešić në kampionatin kroat. Më parë ai luante për Lokomotivën e Zagrebit, por për të ardhur në kombëtare ai ka kaluar më parë nga shpresat madje ka shënuar edhe një gol.

 Më në fund erdhi thirrja edhe për Kristal Abazajn. Një nga talentet e Superligës që deri tani ka shënuar 8 gola për Luftëtarin por që sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar i Skënderbeut.

Nga korçarët Panucci ka thirrur Enis Gavazanjn. 22-vjeçari me origjinë nga Kosova ka qenë vazhdimisht titullar në formacionin e Ilir Dajës.

Lista e Panuccit ka mungesa, disa prej tyre lojtarë të dëmtuar, por edhe Ledian Memushaj. Mesfushori ka kuptuar se mungesa e thirrjes për të është për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në miqësoren me Turqinë.

Tv Klan