Një humbje dërrmuese duket se ka qenë kjo e sotmja edhe për trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci.

Në një prononcim për median nga Izraeli, Panucci tha se

“të kthehesh në shtëpi me një humbje 2 – 0 nga një ndeshje e luajtur në këtë mënyrë të bën të ndihesh vërtet keq.

Duke folur për golin e parë të Izraelit në minutën e 8’, ai tha “

kur u ktheva pashë topin që po shkonte tek Hemed. Ne thjeshtë kemi fjetur.

Duket se gjithçka ka përfunduar për sa i përket shpresave të Shqipërisë për të dalë si lider të grupit.

Është e vështirë edhe të fitosh 3 – 0 dhe pastaj të shpresosh që Skocia të mundë Izraelin… Pastaj do të jemi me pikë të barabarta me Izraelin, por ne kemi fituar 1 -0, ndërsa ata 2 – 0. Ne ndërkohë jemi jashtë

”, tha Panucci.

/tvklan.al