Edhe pse nuk kanë minutat e mjaftueshme me klubet e tyre, trajneri i Kombëtares i ka grumbulluar disa prej titullarëve. Italiani shpreh besim se me ta mund të shkojë edhe në europian.

“Jam i bindur se me këtë grup mund të shkojmë në europian.”

Trajneri sqaroi edhe lënien jashtë listës të kapitenit Ansi Agolli. Sipas tij shkak është mosha e lojtarit.

“Kam folur me Agollin dhe nëse do të kem nevojë, do ta kem në konsideratë. Por kemi detyrimin të gjejmë dikë tjetër. Në europianin e 2020 ai do të jetë 38 vjeç.”

Edhe pse i bindur se e ka një bazë solide të skuadrës Panucci vazhdon të kërkojë lojtarë. Në këtë mision të tij për rinovimin e skuadrës trajneri ka hasur edhe në refuzime për të cilat bën përgjegjës prindërit e lojtarëve dhe mungesën e kurajës për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi, të cilën zgjodhi ta përshkruajë me shprehje krejt shqiptare.

“S’kanë by**ë.”

Tv Klan