Panucci zbulon një tjetër problematikë të kuqezinjve

Panucci zbulon një tjetër problematikë të kuqezinjve

15:25 12/11/2018

Në fund të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares Christian Panucci, i ka bërë llogaritë për një fitore me Skocinë për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit në një ligë më lart. Por në konferencën për shtyp, para ndeshjes, italiani ka bërë publik një shqetësim. Atë të mungesës së komunikimit të lojtarëve me njëri tjetrin gjatë ndeshjes

Christian Panucci, trajner i Kombëtares:

Kam një skuadër memecash. Nuk flasin me njëri tjetrin. Duhet ta përsëris unë gjithnjë, kini kujdes këtu apo aty. Kësaj here duhet të qeshin më pak e të punojnë më shumë. Duhet varur ndonjëri në mure, s’ka më të qeshura.

Panucci nuk tërhiqet nga idetë e tij për të bërë futboll sulmues veçanërisht në këtë ndeshje

“Kemi kualitetin për ta fituar ndeshjen, Kemi Uzunin dhe Grezdën. Ndërsa ata kanë disa mungesa. Duhet absolutisht ta fitojmë ndeshjen duke shpresuar të shënojmë. Të kapëm 6 pikë që të kemi mundësi për të shkuar më lart. Në Izrael na mungoi vetëm goli”.

Tekniku i kombëtares e pranon se gjithsesi punën më të madhe me lojtarët e ka me anën motivuese.

“Duhet tua shpjegoj lojtareve që duhet fituar kjo ndeshje edhe për krenari kombëtare. Kam menduar për taktikën. Duhet ta fitoj këtë ndeshje. Nuk mund të qëndroj në mbrojtje. Duhet të sulmoj. Nuk e di ende se cili do jetë formacioni pasi sa herë e bëj një të tillë, më duhet ta ndryshoj”.

Panucci sqaroi edhe mungesën e Loret Sadikut për të cilin tha se kish folur dhe se ka qenë vetë lojtari që, pasi ka shprehur kënaqësinë për ftesën, ka kërkuar të mos grumbullohet pasi nuk ndihet në 100% e tij. Gjithsesi Sadiku bën pjesë në planet e Panuccit për të ardhmen.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT