Përbërësit:

30 gr ullinj të zinj

10 gr uthull balsamike

1 kastravec

1 mozarella

1 hudhër

1 bukë

1 qepë e kuqe

Spec djegës

Lule kungulli

Vaj ulliri

Pomodorini

Borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në kubikë bukën dhe e vendosim në një tavë. E marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe e fusim në furrë për 10 minuta që të theket. Në një tenxhere me ujë vendosim kungujt e vegjël që të ziejnë. Presim përgjysmë pomodorinit dhe në kubikë të vegjël qepën e kastravecin. I vendosim të gjitha bashkë në një tas, shtojmë borzilok dhe ullinj të zi. E marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe uthull balsamike. Në fund shtojmë bukën e grirë, mozarellën, specin djegës dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë.

Kungujt e zier i vendosim në një gotë mikseri, shtojmë, kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem. Në një tigan me pak vaj ulliri, shtojmë pak hudhër dhe skuqim në të lulet e kungullit. Vendosim në pjatë fillimisht kremin, më pas sallatën dhe mbi të lulet e kungullit të skuqura.

/tvklan.al