Pas vështirësive të shumta që rrezikuan dënimin me përjashtim nga kupat e Europës, Milan ka më në fund një president të ri. Fondi Eliot që ka marrë tashmë shumicën e pronësisë së klubit, caktoi një bord të ri dhe një president që do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2020. Presidenti i ri i kuqezinjve është Paolo Scaroni, i cili pason në këtë detyrë kinezin Yong Hong Li.

Ndaj këtij të fundit është ngritur një akuzë nga prokuroria e Milanos për falsifikim të bilanceve që prej kohës kur ai bleu klubin. Organi i akuzës kërkon të sqarojë arsyet përse Li ia la pronësinë fondit Eliot dhe nuk arriti të rimbursonte një hua prej 32 milionë eurosh pasi humbi rreth 700 milionë në blerjen e Milanit. Për shkak të këtij borxhi të papaguar, fondi Eliot u bë pronar i klubit.

Ndryshimi i bordit drejtues do të sjellë një revolucion në klubin milanez. Administratori i përgjithshëm Marco Fassone do të largohet. Po ashtu edhe drejtori teknik Masimiliano Mirabeli, vendin e këtij të fundit pritet të zërë braziliani Leonardo, ish-futbollist dhe ish-trajner i Milanit. Furtuna e ndryshimit pritet të përfshijë edhe stolin. Trajneri Gatuso është në dyshim. Vendin e tij pritet ta zërë Antonio Conte.

Tv Klan