Papa Françesku u shfaq për herë të parë në publik këtë të dielë në një nga ballkonet e spitalit Gemeli të Romës, i ulur në një karrige me rrota.

Ati i Shenjtë falenderoi qindra besimtarë që ndodheshin në oborrin e spitalit në pritje që Papa të shfaqej, siç ishte njoftuar edhe nga selia e Shenjtë.

Veçoi në falenderim edhe një të moshuar, e cila që kur ai u shtrua më 14 Shkurt nuk ka munguar asnjë ditë në vizitat e saj në spital duke u lutur për shëndetin e tij.

Më pas, Papa Françesku la spitalin për t’u rikther pas më shumë se 1 muaji në Vatikan, ku do të ushtrojë sërish funksionet e tij në krye të kishës katolike.

Mjekët e spitalit njoftuan këtë të dielë se shëndeti i kreut të Vatikanit është përmirësuar. Është shëruar nga polmoniti, ndërsa infeksionet e tjera virale janë reduktuar. Ata thanë se gjatë qëndrimit në spital, ai pati 2 kriza tepër të vështira në mushkëri, të cilat i rrezikuan jetën, por tashmë rreziku kishte kaluar.

Tv Klan