Sulmi terrorist ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka zuri një pjesë të fjalimit tradicional të Papa Françeskut, në Vatikan.

“Mora me trishtim e dhimbje, lajmin e atentateve të rënda që pikërisht sot, ditën e Pashkëve, sollën zi e dhimbje në disa kisha e vende publike të Sri Lankës. Dëshiroj t’i shpreh afërsinë time të përzemërt bashkësisë së krishterë, të goditur ndërsa lutej, si edhe të gjitha viktimave të kësaj dhune kaq mizore”.

Në mesazhin tradicional bekues “Urbi et Orbi”, Papa Françesku e ktheu vëmendjen nga vuajtjet e të dobtëve dhe krizën humanitare në Lindjen e Mesme.

“Krishti jeton e mbetet me ne. Ai, i Gjalli, qoftë shpresë për popullin e dashur sirian, viktimë e një konflikti pa fund, që rrezikon të na gjejë gjithnjë e më të nënshtruar, deri në indiferencë. Është çasti të përsërisim angazhimin për një rrugëzgjidhje politike. Pashkët na nxisin t’i drejtojmë sytë nga Lindja e Mesme, e copëtuar  nga përçarjet dhe tensionet e vazhdueshme. Drita e Pashkëve i shndritët të gjithë qeveritarët dhe popujt e Lindjes së Mesme, duke nisur nga Izraelitët e Palestinezët. Armët pushofshin s’e gjakosuri Libinë, ku njerëz të pambrojtur  rifilluan të vdesin këto javët e fundit e ku shumë familje detyrohen t’i braktisin shtëpitë e tyre. Përballë vuajtjeve të shumta të kohës sonë, Zoti i jetës mos gjetët njerëz të akullt e indiferentë. Na bëftë  ndërtues urash, jo muresh”.

Me rastin e Pashkëve, për herë të parë pas 300 vjetësh, pelegrinët do të kenë mundësi të ngjisin “Scala Santa”, shkallët e shenjta prej mermeri ku besohet se vetë Jezu Krishti ka shkelur. Vendi i shenjtë do të jetë i hapur për vetëm 60 ditë, për t’iu nënshtruar sërish restaurimit. Shkallët e shenjta thuhet se janë marrë nga Jeruzalemi në Romë, nga mamaja e Perandorit Kostandin, Shën Elena.

Tv Klan