Papa Francesku bëri një dalje surprizë për publikun, e para pas rikuperimit shëndetësor.

Ati i Shenjtë përshëndeti ngrohtësisht besimtarët e mbledhur në Vatikan teksa qëndronte i ulur në një karrige me rrota.

Papa doli në sheshin e Shën Pjetrit në fund të kremtimit të meshës për vitin jubilar të Kishës Katolike, atëherë kur askush nuk e priste që ai të ishte prezent.

Hera e fundit që kreu i Kishës Katolike doli në publik ishte dy javë më parë nga ballkoni i spitalit teksa po përgatitej të largohej pas rikuperimit.

88-vjeçari kaloi pesë javë në spital ku u trajtua për pneumoni të dyfishtë  gjatë muajit Shkurt dhe Mars.

Sipas ekipit të tij mjekësor, Papa përjetoi krizën më të rëndë shëndetësore gjatë papatit të tij 12-vjeçar.

Klan News