Në 10 vjetorin e luftës civile Ati i Shenjtë ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteve për t’i dhënë fund konfliktit

Papa Françesku e ka cilësuar luftën civile Siriane një nga krizat më të këqija humanitare, duke thënë se 10 vjetori i saj duhet të nxisë të gjithë për të kërkuar një copë shprese për një komb të shkatërruar.

Në mes të Marsit 2011, protestat paqësore pro-demokracisë u kthyen në një konflikt shumëplanësh që vrau qindra mijëra njerëz dhe zhvendosi miliona të tjerë.

“Unë sërish po ju dërgoj thirrjen time të sinqertë në mënyrë që të gjitha palët në konflikt të tregojnë një shenjë të vullnetit të mirë për të gjetur një copë shprese të mund për popullin më të shkatrruar të botës.”

Në mesazhin e tij në Sheshin e Shën Pjetër, Ati i Shenjtë u shpreh se Siria kishte parë çdo lloj dhune dhe vuajtjeje të madhe, veçanërisht nga ato më të rrezikshmet, ku kanë humbur jetën mijëra fëmijë, gra dhe të moshuar.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një angazhim nga bashkësia ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike. Papa drejtoi meshën me titull “Për Sirinë e dashur dhe martirizuar”.

Klan News