Papa Françesku ka lënë spitalin, pas pesë javësh shtrimi. Ati i Shenjtë ka përshëndetur nga dritarja e spitalit Gemeli i Romës turmën e cila ishte mbledhur në oborrin e spitalit.

Mjekët që e kanë trajtuar Papa Françeskun njoftuan se gjatë qëndrimit të tij në spital, ai ka kaluar dy episode të rënda që kanë kërcënuar jetën e tij.

Ata gjithashtu sqaruan se gjatë trajtimit, Papa Françesku nuk ka pasur nevojë për intubim dhe se nuk ka qenë i prekur nga Covid-19 apo diabeti. Për një rikuperim të plotë, ata rekomandojnë të paktën 2 muaj pushim.

Papa Françesku u shtrua në spital më 14 Shkurt për shkak të problemeve me bronkitin dhe më pas u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë, një infeksion i rëndë që shkaktoi vështirësi të mëdha me frymëmarrjen. Sipas raporteve nga mediat italiane, të Dielën pritet një dalje publike nga Ati i Shenjtë.

/tvklan.al