Papa Françesku ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një dokumentar të realizuar nga Evgeny Afineevsky, Papa ka thënë se çiftet e të njëjtit seks duhet të lejohen të kenë bashkime civile.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje” është shprehur Papa gjatë intervistës në dokumentar.

Ai shtoi se “ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askujt nuk mund t’i mohohet kjo e drejtë”.

Sipas Papa Françeskut ka ardhur koha për një ligj të bashkimit civil, që dhe homoseksualët të kenë mundësi bashkëjetese në bazë të ligjeve.

Këto deklarata të kreut të Vatikanit pritet të ngjallin debate, pasi nuk janë artikuluar kurrë publikisht nga asnjë Papë. Të gjithë paraardhësit e tij i kanë mohuar këto të drejta për homoseksualët./tvklan.al