Ndërhyrja ishte planifikuar më herët

Papa Françesku iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në zorrën e trashë. Zëdhënësit e Vatikanit thanë se 84-vjeçari reagoi mirë gjatë operacionin të planifikuar pak kohë më parë në poliklinikën “Xhemeli” të Romës. Ndërhyrja për korrigjimin e një problemi në zorrë u krye përmes anestezisë. Ati i Shenjtë iu nënshtrua operacionit sapo përfundoi meshën e të dielës, para besimtarëve në Sheshin Shen Pjetër.

Kjo është e para herë që Papa Françesku shtrohet për kurim në spital, që prej zgjedhjes në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013. Vatikani nuk dha detaje se për sa kohë, ai do të qëndrojë i shtruar në spital. Ai ka në plan të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë në një tur gjatë muajit Shtator.

Ati i Shenjtë vuan edhe nga probleme të tjera shëndetësore. Ai ka humbur një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare, e po ashtu ka edhe një problem në ije. Në 2014-ën, Horhe Bergolio anuloi disa angazhime për shkak të një shqetësimi në stomak.

Tv Klan