Mesazhi i parë: Jam ende gjallë
U shtrua në spital të Mërkurën për shkak të problemeve shëndetësore, por sapo ndjeu përmirësim të shëndetit, Papa Françesku u ngrit në këmbë për të vazhduar misionin që ka marrë përsipër prej 54 vitesh. Në maternitetin e spitalit Xhemeli të Romës, pagëzoi një të porsalindur.
Siç ishte parashikuar, Ati i Shenjtë la spitalin këtë të Shtunë, ku u kurua për një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Përpara mijëra besimtarëve entuziastë që kishin dalë ta takonin, Papa 86-vjeçar u dha një përgjigje plot humor atyre që e pyetën si ishte gjendja e tij shëndetësore.
Tha se ishte ende gjallë. Ndërsa u shpërndau edhe vezët e Pashkës, dashamirësve. Këto janë ditët më të ngarkuara për kreun e Kishës Katolike. Të Dielën, Papa duhet të drejtojë meshën që hap javën e shenjtë që i paraprin Pashkës Katolike, më 9 Prill.
Tv Klan