Papa Françesku ka dërguar një mesazh urimi Imzot Joanit, i cili u fronëzua si kryepeshkop.
Ati i Shenjtë siguron Fortlumturinë e Tij Joan për lutjet e tij për shërbesën që po fillon tani, duke thënë se është i sigurt për vullnetin e tij për të “promovuar dialogun si një mjet për të kapërcyer ndarjet” dhe për të “kërkuar bashkimin e plotë midis të gjithë dishepujve të Krishtit”.
Në këto “kohë të vështira të shënuara nga lufta dhe dhuna, është edhe më urgjente”, thekson Papa Françesku, “që të krishterët të japin një dëshmi të besueshme të unitetit, në mënyrë që bota të mund të përqafojë plotësisht mesazhin ungjillor të solidaritetit vëllazëror dhe të paqes”.
Klan News