Përpjekja ambicioze e reformës pritet të reformojë kishën katolike

Papa Françesku ka nisur një proces konsultativ dyvjeçar në mbarë botën, i cili mund të ndryshojë mënyrën se si Kisha Katolike Romake i merr vendimet.

A jemi të përgatitur për aventurën e këtij udhëtimi? Apo kemi frikë nga e panjohura, duke preferuar të gjejmë strehë në justifikimet e zakonshme ‘Kjo gjë është e kotë’ apo ‘Këtë e kemi bërë gjithmonë kështu?’”, ka thënë ai.

Kjo cilësohet si përpjekja më ambicioze për reforma katolike në 60 vitet  e fundit.

Disa katolikë shpresojnë se këto diskutime do të rezultojnë me ndryshime në çështjet si shugurimi i grave, martesat e priftërinjve dhe lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë.

Të tjerë shqetësohen se ky proces do të dëmtojë parimet e Kishës Katolike. Ata thonë se përqendrimi në reformë mund të largojë vëmendjen nga çështjet me të cilat ballafaqohet Kisha, të tilla si korrupsioni dhe niveli i ulët  i pjesëmarrjes.

Françesku ka thënë se ndërsa duhet të ketë më shumë konsultime dhe dëgjim të ndërsjellë midis pjesëve të ndryshme të Kishës, vetëm papët mund të marrin vendimet përfundimtare mbi çështjet doktrinore.

Kujtojmë se kisha u godit rëndë nga një raport shokues i disa ditëve më parë  i cili tha se rreth 330,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale nga Kisha Katolike në Francë gjatë 70 viteve të fundit.

Klan News