Karikaturisti Maurizio Pallota fitoi famë 10 vjet më parë kur pikturoi Papën si një simbol të paqes në të gjithë botën

Për artistin italian të rrugës Maurizio Pallotta, Papa Françesku, i cili shënoi 10 vjetorin e tij si Papë, është një superhero. Pallotta, 50 vjeç fitoi famë 10 vjet më parë kur pikturoi Papën si një “njeri që fluturon”, në një mur në lagjen Borgo të Romës, përballë Vatikanit. Pas disa orësh punonjësit e qytetit hoqën muralin më të madh, por ekipet televizive dhe fotografët e kishin përjetësuar atë. Pastrimi i dha Pallottës imazhin e një të dobëti dhe rebeli që vetëm i rriti popullaritetin atij.

“Unë jetoj pranë sheshit të Shën Pjetrit dhe në ditën që Papa Françesku u zgjodh në krye të Vatikanit, unë vrapova në sheshin e Shën Pjetrit. Gjëja që më goditi menjëherë ishte fakti qe ai donte ta quante veten Françesku mua më pëlqente. Ai ishte aq i thjeshtë saqë menjëherë u bë jashtëzakonisht empatike me të gjithë të pranishmit.”

Mauro është shprehur se nuk kishte pasion të veçantë për të pikturuar tema fetare më parë, por u prek nga “përulësia që tregoi që në fillim, sepse mendoi se Papa Françesku mund të bëhej një nga njerëzit e paktë të fuqishëm në botë që mund të ndryshonte vërtet rrugët e gabura nëpër të cilat kalojnë nejrëzit.

“Ky është vizatimi i parë që bëra nga i cili filloi e gjithë seria e vizatimeve mbi Papa Françeskun. E bëra këtë vizatim disa muaj pasi ai u zgjodh Papë, pak metra nga porta e Shën Anës, hyrja në Vatikan dhe unë e portretizova si një superhero, por në të njëjtën kohë shumë njerëzor, me pak bark dhe shallin e ekipit të tij të preferuar të futbollit që del nga çanta në të cilën ai mban të gjitha vlerat e tij të krishtera, me syze…pra një superhero shumë njerëzor dhe shumë modest.”

Një tjetër prej muraleve të tij e përshkruan Papën si një artist rruge që pikturon shenjat e paqes në një mur. Pallotta e ka takuar Papën tre herë dhe është shprehur se e vlerëson punën e tij, aq sa i dha leje të pikturonte një mural që tregon papën dhe një djalë të sëmurë në karrige me rrota në një mur të spitalit të fëmijëve të Romës.

“Ky është Papa Françesku që zbret nga lart si pastruesit e dritareve të rrokaqiejve të Nju Jorkut dhe pastron një qiell plot smog. Ky është i fundit që kam bërë dhe është i ekspozuar brenda spitalit të fëmijëve “Bambin Gesu” në Kodrën Gianicolo.”

Mauro Pallota ndër të tjera në 2016 në Borgo Pio, pak metra larg Vatikanit vizatoi pushtimit të Krimesë dhe në të edhe Papa Françeskun si një symbol për gjetjen e paqes pasi në atë kohë ishte i vetmi që kërkonte paqe në atë rajon.

Pallotta i ka dhënë Papës 86-vjeçar një koleksion të të gjitha veprave të tij. Sipas artistit Italian kur ai i dorëzoi Atit të Shenjtë veprat që kishte bërë për të qeshi por në fund e falenderoi se njerëzit do të kenë diçka për të kujtuar nga ai kur të largohet nga Vatikani.

Klan News