600 persona morën dozën e dytë nëpërmjet fushatës që është ndërmarrë nga Vatikani

Papa Françesku vizitoi njerëzit e pastrehë duke ofruar vaksina COVID-19 falas.

Rreth 600 nga 1,400 personat morën dozën e parë dhuratë nga Vatikani, ndërsa këtë herë morën dozën e dytë të një vaksine Covid-19 .

Ati i Shenjtë kaloi rreth 30 minuta duke biseduar me disa nga të pastrehët dhe familjet e varfra të cilët u vaksinuan në shumë nga zona përreth Vatikanit.

Ai u ofroi atyre ushqim dhe ëmbëlsira, përfshirë vezët e Pashkëve me çokollatë. Selia e shenjtë gjithashtu ka filluar një fushatë që lejon donatorët të kontribuojnë, përmes faqes së internetit të zyrës së Vatikanit, duke dërguar vaksina të destinuara për njerëzit e varfër.

I quajtur “vacino sospeso” (vaksinë e pezulluar), ajo e ka marrë emrin nga tradita e “caffe sospeso” në Napoli, me anë të së cilës njerëzit lënë para për të paguar një kafe për një person në nevojë, identiteti i të cilit është i njohur vetëm nga banakieri.

Vatikani ka ngritur një numër strukturash për të ndihmuar popullsinë e pastrehë të Romës, duke përfshirë një klinikë, tualete dhe shërbime të prerjes së flokëve.

Klan News