Papa Françesku ka deklaruar se Kombet e Bashkuara janë të pafuqishme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë për mediat spanjolle, Papa Françesku tha se kushtetuta e OKB-së nuk i jep organizatës atë lloj pushteti.

Papa tha se ndërsa OKB-ja ishte në gjendje të ndihmonte në parandalimin e luftërave, ajo nuk kishte fuqi për të pohuar autoritetin e saj mbi luftën në Ukrainë dhe konfliktet e tjera në mbarë botën.

Gjithashtu, Papa Françesku bëri thirrje për guxim nga institucionet ndërkombëtare duke shtuar se është e nevojshme që të ndihmohet në zgjidhjen e konflikteve serioze që rrezikojnë jetët e njerëzve./tvklan.al