Lajmi i medias amerikane Politico për shëndetin e Papa Françeskut po shkakton shqetësim.
Dy burime për ketë media thonë se Papa Françesku po vuan nga dhimbje të forta dhe ka shprehur privatisht sigurinë e tij se këtë herë nuk do t’ia dalë dot të kapërcejë problemet shëndetësore.
Ati i Shenjtë po trajtohet në spitalin Gemelli në Romë, pasi është diagnostikuar me një infeksion respirator.
Papa fillimisht refuzoi të shkonte në spital, por iu tha nga mjekët se rreziku ishte shumë i madh nëse qëndronte në dhomën e tij në Vatikan.
Teksa kuptoi se shëndeti i tij po përkeqësohej, Papa bëri disa lëvizje të fundit.
Më 6 Shkurt, Papa Françesku emëroi kardinalin italian Giovanni Battista Re si kreun e Kolegjit të Kardinalëve, personin që do të mbikëqyrë procesin e formimit të Konklavës.
Procesi afro 800-vjeçar i zgjedhjes së Papës së ri është shumë sekret dhe zhvillohet në ndërtesën e Vatikanit.
Për zgjedhjen e Papës së ri duhet që kandidatura e tij të mbështetet me një votë më shumë se dy të tretat e kardinalëve. Për udhëheqësin e ri të Kishës Katolike duhet të arrihet një konsensus brenda 12 ditëve.
Siç shpjegon media amerikane, vendimi për emërimin e këtij kardinali kishte për qëllim të siguronte që procesi të zhvillohej sipas dëshirave të Papa Françeskut.
Klan News