Ati i Shenjtë bekoi shqiptarët dhe delegacionin e pranishëm në takim

Pak ditë më parë Papa Françesku priti në Vatikan një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë dhe të mbijetuarit e diktaturë në vendin tonë. Kreu i selisë së Shenjtë kishte rezervuar një pritje për të mbijetuarit e diktaturës komuniste të Shqipërisë. Delegacioni shqiptar në Vatikan u kryesua nga Besim Ndregjoni aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Vetë Ndregjoni dha detaje për takimin me Atin e Shenjtë duke theksuar se gjatë atij takimi Papa Françesku bekoi kombin shqiptar dhe të mbijetuarit e diktaturës.

Nga ana tjetër përfaqësia e të mbijetuarve të diktaturës i dhuroi Papa Françeskut letrën e At Pjetër Mëshkallës, dërguar asokohe kryeministrit Mehmet Shehu për prishjen e institucioneve fetare dhe ndalimin e fesë, duke e shpallur Shqipërinë shtet ateist.

Klan News